WELCOME TO ALBANIAN AMERICAN ACADEMY OF SCIENCE  
 
 
Akademia
Gallery
The message of AAAS to the new President of Albania
The 100-year anniversary of declaration of independence of Albania preparations
Presentations in honor of Professor Peter Priftit
The 600 th anniversary symposium of Scanderbeg
Book by Members
Publish your book here!!  
LEADERSHIP
Dr. Adem Harxhi Vice-President
Jane SYTE e tu : $16.66
Femijet duan te dine per seksin : $12.99
Ne sinkron me natyren : $9.99
Seksualteti dhe seksi: $12.99
http://www.seksologu.com/ Numeri i tel per te blere librat:1 347 445 2716

Lindi në qytetin e Gjirokastrës më 16 Janar 1936. Në vitin 1960 mbaron me diplomë të shkëlqyer Fakultetin e Mjekësisë dhe caktohet Pedagog në Klinikën e Neurologjisë së Fakultetit. Shpejt ky emërim u anulua dhe u dërgua mjek në okulist në rrethin e Gjirokastrës.
Ai ngriti të parin repart të okulistikës, që u shërbente rretheve Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë dhe Përmet.

Ne vitin 1969, emërohet drejtor i spitalit të Gjirokastrës duke ushtruar dhe detyrën e mjekut okulist, detyra te cilat i mbajti deri ne vitin 1986, kur u emërua mjek pranë ambasadës së Shqipërisë në Budapest-Hungari.

Për shumë vite, deri sa u largua nga Gjirokastra, ka qenë pedagog i Fiziologjisë dhe Anatomisë në degët e “Biologjisë” dhe në atë të “Ciklit të Ulët” të Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër.
Gjatë jetës së gjatë si mjek dhe si punonjës në fushën e organizimit shëndetësor, Dr. Adem Harxhi ka botuar dhe referuar shumë artikuj në shtypin vendës. Ka referuar shumë tema shkencore në sesionet shkencore, kudo nëpër rrethet e Shqipërisë. Ka botuar artikuj edhe në revista mjekësore të huaja. Në vitin 1986, emërohet mjek pranë Ambasadës së R.P.Sh në Budapest dhe pas kthimit prej andej, punoj si mjek okulist ne Rrethin e Sarandës ku shërbimi i okulistikës ishte mbyllur. Në vitin 1993 emigroi familjarisht ne Sh.B.A, ku për asnjë moment nuk u shkëput nga bota e mjekësisë.

Në vitin 1994 është ndër nismëtaret, së bashku me Prof. Skënder Kodra dhe Prof. Ulvi Vehbiu, që kërkuan nga shteti i New Yorkut lejen për të themeluar të parën Akademi Shqiptaro – Amerikane të Shkencave. Pas aprovimit të saj, ai është zgjedhur dhe vazhdon të jetë nënkryetar i kësaj Akademie dhe Kryeredaktor i revistes se Akademise “Dituria”,Në vitin 2000, duke qenë ne emigrim, botoi librin “Janë Sytë e Tu”. Një libër me karakter shkencor popullor, që bënte të ditura për shqiptarët, rezultatet e operacioneve me laser për heqjen e syzave, të cilat sapo kishin filluar të kryheshin në Amerikë. Ky libër është vazhdim i interesimit të tij për sytë e rinisë universitare.

Gjatë qëndrimit në emigracion, pati mundësinë të punojë në një fushë që ka qenë pasioni i tij i vjetër, ne fushën e seksualitetit dhe seksit. Kjo fushë ka zgjuar interesin e tij, sepse si mjek dhe humanist, ka vënë re se jeta e shumë bashkatdhetarëve të tij, kish humbur shumë nga kualiteti i saj, si pasojë e injorancës seksuale që zotëronte në shoqërinë shqiptare.

Në vitin 2002 , që pas një studimi shumë vjeçar dhe duke përfituar nga eksperienca e disa prej klinikave më të mira të seksterapisë në Amerikë, Dr. Adem Harxhi shkroi traktatin ‘ “Seksualiteti dhe Seksi”.
Me insistimin e tij, duke i rezistuar një opinioni tepër restriktiv në fushën e seksualitetit, u angazhua në edukimin seksual të njerëzve në një nga stacionet televizive të vendit- “GjeliVision”. Në këtë mënyrë Dr. Adem Harxhi u bërë pionier në fushën e edukimit seksual të njerëzve në Shqipëri.
Këtë punë të filluar e ka bërë me përkushtim. Ai ngriti në Tiranë shoqatën “Respekt, për problemet seksuale”, që synon edukimin seksual të njerëzve veçanërisht të rinisë. Ideja për të ngritur këtë shoqatë i lindi nga interesimi i madh i publikut shqiptar për të mësuar më shumë në këtë fushë, që për shoqërinë tonë ka qenë një tabu.

Në vitin 2003, boton një libër shumë të vlefshëm dhe shumë interesant me titull: “Fëmijët duan të dinë për seksin Në këtë libër gjenden përgjigjet për rreth dyqind pyetje që prindërit dhe fëmijët i kanë drejtuar doktor Adem Harxhit. Ky libër është një ndihmë e paçmuar për fëmijët, prindërit e tyre, si dhe për arsimtarët.
Ne vitin 2011, boton librin “Ne sinkron me natyren”. Ne kete liber Dr. Adem Harxhi u jep pergigje shumë pyetjeve qe lidhen me faktin se si influencon jeta e shendetshme seksuale ne shendetin e grave, vecanerisht, ne shfaqjen e kancerit te organeve gjenitale dhe gjirit.

Janë shumë të njohura emisionet e tij “Linja e Kuqe”, që i zhvillon me pyetje direkte nga shikuesit, tre herë në javë, në orët e vona të natës në Televizionin “ 24 News” të Tiranës.
Ka mbi pese vjet, që çdo të Shtunë dhe të Diel, Dr. Adem Harxhi, shkruan artikuj lidhur me edukimin seksual në gazetën “Shekulli” dhe nw gazetwn “Dita”. Njw herw nw muaj shkruan nw  revistën “Spektri”. Në këto shkrime trajtohen probleme të jetës seksuale dhe përgjigje për pyetjet e lexuesve. Punët e tij në fushën e seksologjisë kanë ngjallure interes shumë të madh brënda vendit. Shumë gazeta të vendit kanë shkruar dhe intervistuar Dr. Adem Harxhin.
Punët e Dr.A.Harxhit për problemet seksuale, kanë tërhequr vëmendjen e shumë medieve të huaja.
Kështu në datën 25 Shkurt 2003, shkruante njw artikull të gjatë revista? “ War and Peace Report”.
Në Mars 2003, shkruante gazeta “Variete” dhe në 16 Qershor 2003 një artikull të gjatë shkroi gazeta “The Times” e Londrës, e cila e quante Dr. Adem Harxhin si Dr. Ruth-in e Shqipërisë.

Në vitin 2004 Televizioni Qendror i Lubljanës Slloveni, erdhi dhe realizoi një emision televiziv me Dr. Adem Harxhin për problemet e seksit, si njw eksperiencë të vlefshme për Slloveninë.
Kontributi i Dr. Adem Harxhit në fushën e edukimit seksual është i shquar dhe me shumë vlera, ndaj ai vendosi të hape edhe nje faqe në Internet, për t’u dhënë mundësi sa më shumë njerëzve të përfitojnë nga mësimet e tij shumë të vlefshme.
Gjate gjithë kohes Dr. Adem Harxhi ka qene aktiv ne shtypin e Tiranes, per problemet me te mprehta sociale te kohes. Artikujt e tij te karakterit social, jane pritur me shumë interesim nga lexuesit.

Ka dorezuar per shtyp dhe keto libra:
  1. “Neper xhunglen seksuale.”
  2. “Seksi eshte gezim”
  3. “Te mesojme per seksin”
  4. “Tim biri”
 
 
Kontaktoni
AAAS
The Albanian American Academy of Science was established in 1995 as a non-profit organisation that aims at promoting and supporting the interests of its members and constantly increasing academik relations and investments between Albania and the USA.
Usefull link
http://www.usatoday.com/
http://www.keshilliministrave.al/
http://www.uni-pr.edu/
http://embassyofalbania.org/
http://www.unitir.edu.al
http://www.ny.gov/
http://www.usatoday.com/
http://www.google.com
Reklama

Copyright © 2012 AAAS. All Rights Reserved